Lajme

Djali i Çun Lajçit ther veten me thikë dhe kanos prindërit, aktori e denoncon për dhunë në familje

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 15 December 2022

Dhuna në familje është një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë raportohen dhjetëra raste ku qytetarët përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga familjarët e tyre. Edhe më të rënda bëhen rastet kur viktima janë prindërit, të cilët janë viktima të dhunës nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në familjen e aktorit kosovar Çun Lajçi, i cili po dyshohet se bashkë me gruan e tij kanë qenë viktima të dhunës në familje. Ata po dyshohen se janë kërcënuar me thikë nga djali i tyre 38-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari L.L., përveç kanosjes, ka demoluar disa gjëra në banesën e tyre e më pas ka therur veten me thikë, ku për pasojë ka pësuar lëndime.

-Advertisement-

Posa Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë përshkruar atë se çfarë kishte ndodhur, teksa thika e përdorur nga i dyshuari është konfiskuar nga zyrtarët policorë. Siç mëson Sinjali, i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur, gjë që u konfirmua pasi iu është nënshtruar alkotestit.

Me t’u përfunduar procedurat në Polici, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për “Dhunë në familje” dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera