Sport

Dizajni i Adidas për topin e Ligës se Kampionëve, i çmendur

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 01 August 2018

Adidas ka punuar një dizajn të çmendur të topit për fazën e eliminimit direkt të Lugës së Kampionëve për sezonin 2018-19.

Të inspiruar nga vendi mikpritës ku do të mbahet finalja e Ligës se Kampionëve, në Madird, topi i Adidasit për ndeshjet e Ligës se Kampionëve ka një dukje tepër të bukur.

Dizajni është i inspiruar pas me flamurin spanjoll që bazohet në topin me dizajn të Ligës se Kampionëve me yjet në panel, topi për këtë sezon është me ngjyrat e bardha, të kuqe, të verdha dhe lartë ngjyrën e zezë.

-Advertisement-

Aty gjenden edhe logoja e Adidasit, dy logot e Ligës se Kampionëve dhe logo e finales se “Madrid 19” që është e printuar mbi topin e ri të Ligës se Kampionëve për fazat e eliminimit direkt në këtë garë.

Në këtë top ka edhe teknologji sikur topat e Ligës se Kampionëve më parë. Struktura e epërme dhe materiali janë te cilësisë së njëjtë me topin e Botërorit 2018, “Telstar 18”.

Besoni ose jo, topi Adidas i Ligës se Kampionëve për finalen e Madridit 2019 kushton 150 euro dhe do të del në dyqane të Europës më 2019.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera