Divizioni i Apelit në Mitrovicën Veriore jofunksional, 187 lëndë barten në Gjykatën e Apelit në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 14 January 2023
Të gjitha lëndët e pazgjidhura në Divizionin e Apelit në Mitrovicën Veriore janë bartur në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.
Bartja e këtyre lëndëve te kolegjet e rregullta të Gjykatës së Apelit ka ndodhur shkaku i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit administrativ të komunitetit serb në sistemin e drejtësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Në Gjykatën e Apelit – Divizioni në Mitrovicë, numri i lëndëve të pazgjidhura nga lëmia penale është 27 lëndë, ndërsa nga lëmia civile janë 160 lëndë. Të gjitha këto lëndë janë bartur në Gjykatën e Apelit në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e Blendë Mjekut, bashkëpunëtore Profesionale në Zyrën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit.
Në Gjykatën e Apelit – Divizioni në Mitrovicën e Veriut, kanë punuar katër gjyqtarë nga radhët e komunitetit serb, të cilët kanë dhënë dorëheqje, së bashku me të gjithë gjyqtarët dhe stafin administrativ nga radhët e komunitetit serb në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Më 7 nëntor 2022, dorëheqjet i kanë dorëzuar edhe prokurorët dhe stafi administrativ në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu dorëheqje ka dhënë edhe një gjyqtar i komunitetit serb në Gjykatën e Apelit.
Dorëheqjet po vazhdojnë të shqyrtohen në Këshillin Gjyqësor dhe në Këshillin Prokurorial por ende s’ka një vendim final.
Sipas Marrëveshjes Kosovë-Serbi për Gjyqësorin, e arritur në Bruksel në vitin 2015, objekti i Gjykatës Themelore në Mitrovicën e Veriut do të përbëhet edhe nga Njësiti i Gjykatës së Apelit në Mitrovicë, i cili do të përbëhet nga 5 gjyqtarë serbë të Kosovës dhe 2 gjyqtarë shqiptarë.
Largimi i pjesëtarëve të komunitetit serb nga institucionet e Kosovës, ka ardhur pas vendimit për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë për qortimin e vozitësve me targa ilegale të qyteteve të Kosovës të lëshuara nga Serbia prej para vitit 1999.
Pas dorëheqjeve edhe të kryetarëve të komunave veriore ishin shpallur zgjedhjet lokale që më vonë ishin shtyrë. Pastaj ishte arrestuar ish-polici Dejan Pantiq si i dyshuar për sulm ndaj Komisionit Komunal Zgjedhor. Një pjesë e serbëve kishin vendosur barrikada nëpër rrugët e veriut të Kosovës. Mirëpo, Largimi i barrikadave të vendosura më 10 dhjetor kishte nisur më 29 dhjetor pasi ish-polici i dyshuar për terrorizëm, Dejan Pantiq u lirua nga paraburgimi dhe iu vendos masa e arrestit shtëpiak./BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...
-
Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e ...