Sport

Ditë fantastike për xhudistet kosovare

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 06 April 2018

Pas Distrisë dhe Gjakovës, edhe Fjolla është kualifikuar në çerekfinale të Grand Prix që po mbahet në Turqi.

Dita e xhudistëve kosovare. Edhe Fjolla Kelmendi në kategorinë 47 kg ka siguruar medaljen e argjendtë, pasi u kualifikua në finale duke e mposhtur xhudisten nga Izraeli, Tamar Malca.

LEXO EDHE: Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale

-Advertisement-

Ajo në finale do të përballet me fituesen e duelit mes Marusa Stangar e Catarina Costa.

Distria Krasniqi ka siguruar gjithashtu medaljen e argjendtë. Ajo në kategorinë deri në 52 kg, e mposhti xhudisten nga Turkmenistani, Gulbadam Babamuratova, për të kaluar në finale.

Distria në finale do të përballet me xhudisten nga Britania, Chelsie Giles.

Nora Gjakova gjithashtu ka siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë 57 kg dhe do të kërkojë të artën kundër xhudistes nga Korea e Jugut, Jandi Kim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera