Lajme

Dita e Pavarësisë: Ish-ushtarët e UÇK-së treguan historitë e tyre para nxënësve të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 16 February 2023

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka treguar se sot nxënësit e Prishtinës mbajtën orë pak më ndryshe për përvjetor të pavarësisë. Ish-ushtarët e UÇK-së sot ndanë tregimet e tyre me fatosët e kryeqytetit.

“Historia e lirisë dhe dashnija për vendin duhet të përcjellet me krenari brez pas brezi  Shumë fëmijë të Prishtinës sot e nisën festën e pavarësisë ndryshe, për t’a mbajtë në mend gjatë. Ushtare e ushtarë të UÇK-së, përtej vijave politike e partiake, sot i’u përgjigjën ftesës sonë për të ndarë tregimet e tyre mbi idenë e guximit dhe atdhedashurisë me fëmijë në banka shkollore”, shkruan Sahatçiu.

Sahatçiu tregoi edhe emrat e ish-ushtarëve që treguan historitë e tyre.

-Advertisement-

“Bashkë me Besianën, ushtarët Valon Murati, Ibadete Canolli Kaçiu, Kumrije Shabani, Feim Osmani, Bahri Gashi, Urim Salihu dhe Luftar Braha shpërndanë emocione krenarie për lirinë që e gëzojmë sot falë tyre dhe heronjve tanë. Prishtina na bashkon! Gëzuar ditëlindjen Kosovë!”, përfundoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera