Lajme

Dita e nëntë e protestës për Zvërnecin, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 08 June 2026

Protestat qytetare kundër projektit të planifikuar në Zvërnec kanë hyrë në ditën e nëntë radhazi, me tubime dhe marshime të vazhdueshme në kryeqytet

Qytetarët u mblodhën sërish pasditen e së hënës në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00, prej nga nisën një marshim në drejtim të Kryeministrisë, ku vijuan me thirrje kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec.

Në protestë u bashkuan edhe studentë, të cilët marshuan me parrullën: “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”, duke shprehur pakënaqësi ndaj politikave qeveritare.

-Advertisement-

Gjatë gjithë marshimit, pjesëmarrësit kanë thirrur në kor slogane kundër qeverisë, përfshirë “Shqipëria e Shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, ndërsa kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të aktiviteteve nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy