Sport

Distria Krasniqi shkëlqen në ‘Grand Slam” në Budapest

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 23 October 2020

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në finalen e ‘Grand Slam” që po mbahet në Budapest të Hungarisë, shkruan Gazeta inFokus.

Kosovarja ka shkëlqyer në kategorinë 48 kg. Ajo rrethin e parë e kaloj pa luftë, kurse në të dytin e mposhti hungarezen Eva Csernoviczki.

Në çerekfinale Krasniqi mposhti francezen Shirine Boukli, kurse në gjysmëfinale izraeliten Shira Rishony.

-Advertisement-

Distria ka siguruar medaljen e argjendtë, kurse për të artën do të garojë më vonë.

Ndërsa garuesit e tjerë kosovar Nora Gjakova, Shigeki Nakamura dhe Flaka Loxha janë eliminuar me herët./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera