Distria dhe Erza synojnë sukseset në Tokio
Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 01 November 2018
Krasniqi, e cila tashmë po bëhet gati për këto lojëra, thotë se tashmë është adaptuar në kategorinë 48 kilogramw dhe ka arritur pikët e nevojshme për pjesëmarrje.
“Është hera e parë që kam arritur të shkoj në finale në një ‘Grand Slam’, dihet tash që ‘Grand Slam’ ‘dhe Grand Prix’ në xhudo janë shumë të forta pasi që ka filluar të bëhet kualifikimi edhe mbledhja e pikëve për t’u kualifikuar për Tokio. Kështu që unë kam mbledhur pikët për Tokio, shpresoj të kualifikohem atje dhe të kthehem me medalje”, tha Krasniqi.
Kurse xhudistja Erza Muminoviq e cila mori pjesë në Lojërat Olimpike për të rinj në Argjentinë, tha se pavarësisht lojërave të ashpra, ajo arriti t’i sjellë Kosovës medalje. Njëherësh, Erza njoftoi që synimi i saj i ardhshëm është pjesëmarrja në Lojërat Olimpike për të rritur.
“Normalisht ka qenë e vështirë pasi që të gjitha luftërat kanë qenë të ashpra deri sa në fund arrita të fitoj medalje. Normalisht në kategorinë time kam qenë favorite kur të gjithë kanë pritur medalje nga unë, kemi pritë edhe të artën, por medalja është medalje, nuk ka rëndësi”, tha Muminoviq.
Përndryshe, së fundmi në garat e Grand Slam në Abu Dhabi, Kosova fitoi katër medalje, ndër të cilat Nora Gjakova fitoi një medalje të artë, kurse Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova fituan medalje të argjendta.
Ndërsa në Lojërat Olimpike për të Rinj që u mbajtën në Argjentinë, xhudistja Erza Muminoviq i solli Kosovës medalje të bronztë.
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...