Lajme

Distancohet nga qëndrimi për arkivat e UÇK-së, anëtari grupit të ekspertëve të delegacionit kosovar

Autori: Islam Morina 18:50 | 10 September 2021

Njëri nga anëtarët e grupit të ekspertëve të delegacionit të Kosovës në bisedimet Kosovë – Serbi, Robert Muharremi është distancuar publikisht nga qëndrimet e delegacionit lidhur me arkivat dhe përfshirjen e UÇK-së në diskursin për personat e pa gjetur.

“Si pjesetar i grupit te eksperteve ne mbeshtetje te delegacionit ne bisedimet mes Kosoves dhe Serbise, personalisht dhe profesionalisht distancohem nga qendrimi i delegacionit lidhur me arkivat dhe perfshirjen e UÇK ne diskursin per personat e zhdukur”, fillon shkrimin e tij Robert Muharremi, transmeton Gazeta Infokus.

Madje Muharremi konsideron se deklaratat e fundit kanë dëmtuar përpjekjet e delegacionit paraprak për mos përfshirjen e UÇK-së në diskursin e personave të pa gjetur, duke shtuar se kjo ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Serbisë me qëllim të ndryshimit të narratives së fajtorit për të pa gjeturit, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Deklaratat e fundit kane demtuar perpjekjet e delegacionit te meparshem qe UÇK te mos perfshihet ne asnje menyre ne diskursin rreth personave te zhdukur. Hapja e arkivave te UÇK ka qene kerkese e vazhdueshme e Serbise per te ndryshuar narrativen e “fajtoreve” per personat e zhdukur dhe per ta barazuar UÇK me Serbine”, vazhdon postimin e tij Muharremi.

Ai ka përfunduar se nuk është e rëndësishme se në çfarë konteksti është bërë deklarata por efekti i saj. Tutje ai thotë se një gjë e tillë është e dëmshme për Kosovën e me pasoja për proceset gjyqësore në Hagë, kundër UÇK-së, adnaj edhe distancohet nga ky proces.

“Nuk eshte me rendesi se si dhe ne çfare konteksti eshte bere deklarata, por efekti i saj, i cili tani ka perfshire edhe UÇK si pjese te problemit. Kjo eshte e demshme dhe me pasoja per Kosoven, marre parasysh edhe proceset gjyqesore qe po zhvillohen ne Hage kunder UÇK, dhe per kete arsye distancohem nga ky proces”, ka shkruar Muharremi në Facebook.

Gjatë takimit të 7 dhe 8 shtatorit në Bruksel, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se të dy palët janë dakorduar për hapjen e arkivave shtetërore përfshi edhe atë të UÇK-së, në mënyrë që të zbardhet fati i personave të pagjetur që nga lufta e fundit.

Kjo deklaratë e Bislimit ka ngjallur reagime të forta në vend, kurse nga pala serbe po shihet si triumf mbi qëndrimin e tyre se UÇK tash e 23 vjet po mbante të fshehur arkiva sekrete, gjë që nuk është e vërtetë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera