Lajme

Diskutohet për arritjet e deritashme të Procesit të Berlinit

Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 03 October 2023

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Qendrën për Dialog Humanitar, mbajnë tryezën e titulluar “Procesi i Berlinit, arritjet e deritanishme, pritjet nga samiti i ardhshëm dhe përfitimet e mundshme nga Iniciativa e Përbashkët e Tregut Rajonal”.

Në këtë tryezë do të marrë pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, përfaqësues qeveritar, përfaqësues së partive opozitare, dhe Shoqëria Civile.

Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, shërben si një platformë ndërqeveritare për të rritur bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe për të nxitur bashkëpunimin efektiv midis BE-së dhe rajonit.

-Advertisement-

Qëllimi i kësaj tryeze të rrumbullakët është të eksplorojë arritjet e Procesit të Berlinit dhe të Iniciativës së Tregut të Përbashkët Rajonal, të diskutohen pritjet nga Samiti i radhës dhe të identifikohen mënyrat se si Kosova mund të përfitoj nga këto iniciativa .

“Përveç diskutimit të Procesit të Berlinit, do të eksplorojmë se si përputhet me Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin shtylla si thellimi i marrëdhënieve ekonomike rajonale, afrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun e vetëm të BE-së, përshpejtimi i reformave themelore dhe rritjen e financimit të para-anëtarësimit”, thuhet në njoftimin e Institutit të Prishtinës për Studime Politike

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera