Rozë

Disa serbë ”tërbohen” nga postimi i fundit i Rita Orës

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 05 December 2022

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka publikuar në TikTok një video në të cilën ka përdorur “efektin” e shqiponjës, veprim ky që i ka nervozuar disa serbë, përdorues të Twitter-it.

Ata e kanë cilësuar këtë veprim të Orës si provokim ndaj Serbisë, pasi ekipi kombëtar i tyre u eliminua nga Botërori i Katarit pas humbjes nga Zvicra.

“E dashur Rita, më vjen keq që ta prish këtë video, por Shqipëria nuk u kualifikua në Botëror 2022. Nuk e di pse të shqetëson kaq shumë që Shqiponjat po rikthehen në shtëpi”, shkruan një përdorues serb në Twitter.

-Advertisement-

Ndonëse nuk ka gjasa që Rita të ketë pasur për qëllim të provokojë serbët, disa persona e kanë fyer këngëtaren.

“Çfarë të presësh nga një vajzë që gënjeu se ishte refugjate e luftës dhe u nis për në Angli dy vjet para luftës”, tha një përdorues tjetër serb në Twitter.

Shiko postimin:

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy