Disa këshilla si të përmirësoni shikimin e mprehtë dhe shëndetin e syve
Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 05 December 2024
Shëndeti i syve përkeqësohet me kalimin e moshës, e megjithatë kjo nuk do të thotë që ndërhyrja kirurgjikale është alternativa më e mirë për të patur sy të mprehtë.
Ekspertët thonë se njerëzit mund ta përmirësojnë shikimin e tyre në mënyrë krejt natyrale me 6 këshillat e mëposhtme dhe ushtrime të specializuara për sytë.
Ekspertët thonë se vendosja e syzeve për njerëz, shikimi i të cilëve dobësohet ose pëson një ndryshim të lehtë, ka një efekt përkeqësues.
Kujdesi Për Sytë: Hapi i parë drejt përmirësimit të shikimit është që të jeni të ndërgjegjshëm për sytë dhe përdorimin e tyre.
Ekspertët thonë që duhet të tregoheni të vëmendshëm kur i picërroni sytë, problemet në orientim e të tjerë.
Pak Pushim Nga Syzet: Shumë njerëz janë të detyruar të mbajnë syze çdo ditë. Kësisoj, sytë mësohen dhe nuk përpiqen fort për tu përqendruar.
Disa ekspertë rekomandojnë që të mos i përdorni syzet për disa orë në ditë në mënyrë që syri të mësohet e të përpiqet për një shikim më të fortë.
Shikoni Afër Dhe Larg: Me kalimin e kohës, njeriu humbet aftësinë për të parë qartë nga distanca të ndryshme.
Kjo është veçanërisht e vërtetë tek njerëzit që jetojnë në zonat urbane të cilët nuk janë në gjendje të mprehin shikimin e tyre në distanca të largëta.
Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org këshillojnë që t’i trajnoni sytë duke u përpjekur për të parë sa më larg dhe më pas nga afër duke u fokusuar tek detajet.
Lodhja e Syve: Njerëzit që qëndrojnë shumë kohë para kompjuterit apo televizorit përballen me lodhje të syve që pasohet nga dhimbje koke.
Ekspertët këshillojnë që t’i mbuloni sytë me pëllëmbët e duarve dhe të qëndroni në këtë mënyrë disa minuta. Do të vëreni se shikimi juaj do të jetë më i mprehtë e sytë më të çlodhur.
Shikimi Në Të Gjitha Drejtimet: Sa herë që duhet të shikoni në një drejtim të caktuar, përpiquni të mos lëvizni kokën por të vini sytë në punë.
Përpiquni të shikoni majtas, djathtas, lart dhe poshtë, madje edhe majën e hundës në mënyrë që t’i stërvisni sytë.
Ushqyerja: Ekspertët thonë se njeriu duhet të konsumojë më shumë fruta, perime, yndyrna të shëndetshme, proteinë, drithëra, arrorë dhe fara. Në fund të fundit, shikimi i mirë varet nga përkujdesja për sytë në të gjitha drejtimet./
Të tjera
-
PZAP e urdhëroi ta certifikojë Listën Serbe, KQZ: Do të presim nëse do të ketë ankesa në Supreme kundër këtij vendimi
Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ’së ...
-
Krishtlindjet në kampin Bondsteel, Hovenier dhe Osmani festojnë me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...
-
Konsumi rekord i rrymës po çon në djegien e aseteve elektroenergjetike, thotë zëdhënësi i KEDS-it
Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord të energjisë elektrike, që po a...
-
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krịme lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çed...
-
Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historin...
-
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua n...
-
Pagesa e rrymës në veri, nën 20%
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të...
-
Certifikimi i detyrueshëm i Listës Serbe, Tahiri: Kurti e turpëroi shtetin para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryem...
-
Kurti për Krishtlindje qëndroi në Gjakovë: Kujdesi, dashuria e sakrifica qofshin vlerat që na shoqërojnë
Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gja...
-
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, deklarohet për korrupsion
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së s...
-
Prizren, babai e raporton të zhdukur djalin e tij
Një person ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë...
-
Vajza rrạh nënën e saj në Pejë
Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje në familje, është s...