Sport

‘Dirdhet’ Juventusi, Buffon jep këtë lajm (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 16 September 2017

Portieri i Juves, Gigi Buffon ka mbushur 40vite  në janar dhe ka lënë të kuptohet se kjo do të jetë sezoni i fundit i karrierës së tij të luajtur.

Gigi Buffon, ka bërë të ditur se ka oferta nga Juventus, nga Federtata Italiane e Futbollit , FIFA dhe madje edhe për të vazhduar të luajë në MLS me New York City FC, tregon Tuttosport, përcjell ORAinfo.

Ai ka thënë tashmë se nuk do të bëhet trajner, prandaj propozimet po hyjnë në hapin e ardhshëm të karrierës së tij.

-Advertisement-

Natyrisht, Buffon ka një vend të sigurt në Bordin e Drejtorëve të Juventusit, edhe pse nuk është e qartë se cili do të ishte roli i tij.

Sipas Tuttosport, ka edhe oferta për të punuar me skuadrën e Italisë nëpërmjet Federatës, ndërsa presidenti i FIFA Gianni Infantino do që SuperGigi të ndihmojë në formësimin e së ardhmes së sportit.

Nuk është një tjetër alternativë, e cila do të ishte të vazhdojë të luajë për të paktën një vit më shumë në Major League Soccer.

New York City , është klubi më i interesuar, që ka nevojë për një tjetër legjendë të Italisë pasi Andrea Pirlo të dalë në pension në fund të fushatës aktuale./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera