Sport

Dino Zoff: Është e pamundur të ndalet Cristiano Ronaldo

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 02 April 2018

Ish-portieri i Juventusit, legjenda Dino Zoff, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në histori, e ka vlerësuar Cristiano Ronaldon si një futbollist të cilin është tej mase e vështirë ta ndalosh, shkruan infokusi.

“Ronaldo është një lojtar i pabesueshëm,” tha ai në një intervistë për MARCA.

“Kur e ke atë para jush, duhet të përqendrohesh gjithnjë “. Megjithatë, Zoff ende beson se Zonja e Vjetër është e aftë të kaloj pengesen e quajtur ‘Ronaldo me shok’.

-Advertisement-

Lexo edhe Tifozët e Realit zgjedhin formacionin startues kundër Juventusit (Foto)

“Nuk ka ekipe të pamposhtura. Real Madrid është një nga më të mirët në botë, por mendoj se Juventusi në Itali po kalon një fazë optimale dhe mund ta  eliminoj Realin.” ka deklaruar legjenda  italiane Dino Zoff.

Juventus – Real Madrid zhvillohet të martën mbrëma nga 20:45. /infokusi.com

FOTO: Ish-portieri i Juventusit, legjenda Dino Zoff

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera