Lajme

Dikush ia kërkon hallallin Gëzim Kelmendit: Ta merrsha inat për Kurtin, kishe pas të drejtë

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 30 June 2022

Kreu i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka publikuar një mesazh, ku dikush i shkruan për t’ia kërkuar “hallallekun”, meqë ia kishte marrë inati për qëndrimet e vazhdueshme kundër Albin Kurtit.

“Një nga disa mesazhet që po marr ditëve të fundit”, ka shkruar Kelmendi duke e bashkangjitur fotografinë e bisedës, raporton Express.

Nga biseda që Kelmendi ka publikuar, shihet se personi që i shkruan i thotë Kelmendit që kur kishte folur keq për kryeministrin Kurti ia kishte marrë inati, por që tashmë po e konstaton se Kelmendi kishte pasur të drejtë.

-Advertisement-

“Shumë ta merrsha inati kur e kritikojshe Albinin, ama e kishe pas me të drejt, e bama hallall”, i shkruan ky person Kelmendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera