Fun & Video

Dikur mbushej me vizitorët që donin t’i shihnin statujat e dinozaurëve, sot një ‘park fantazmë’ (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 17 April 2018

Imazhet e frikshme, e tregojnë nga afër parkun që ndodhet në një zonë të qetë në Arkansas të Shteteve të Bashkuara, që është lënë të vjetrohet me kohë.

‘Dinosaur World’ dikur ishte parku më i madh me statuja të krijesave parahistorike, që mblidhte numër enorm të vizitorëve, transmeton Telegrafi.

Prej se është hapur më 1960, parku ka pasur qindra statuja me përmasa reale të dinozaurëve dhe krijesave tjera të lashta. Por, fotografitë qe janë bërë së fundmi në hapësirën prej 260 mijë metrave katrorë, e tregojnë sikur të ketë kaluar nëpër apokalips dhe u shndërrua në ‘park fantazmë’.

-Advertisement-

Kjo është bërë temë e një serie fotografish, të eksploruesit urban Dan Ward, që ka sjellë nga afër se si duket tani.

“I kam gjetur 40 hapësira të braktisura mes Tajlandës, Afrika e Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, por kjo është më e veçanta”, ka thënë Ward.

Parku që shtrihet në pjesë malore dhe rrafshina, ka edhe një përrua në mes, duke bërë të duket sikur një vendbanim i vërtetë i dinozaurëve. Me djegien e qëllimshme të ndërtesës kryesore të Botës së Dinozaurëve, parku që për një kohë kishte probleme të konsiderueshme financiare, u mbyll përgjithmonë më 2005.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera