Dija, guximi dhe lidershipi për vendimmarrjen për Arkitekturën e Xhamisë
Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 24 July 2017
Shkruan: Arianit Bytyçi
Debati për projektin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë ka nxjerrë në sipërfaqe edhe mungesën e lidershipit të krerëve të institucioneve lokale dhe qendrore të Kosovës për të vënë me kohë në kahen e duhur vendimmarrjen për arkitekturën e objekteve publike në Kosovë, e në rastin konkret edhe vendimmarrjen për arkitekturën e Xhamisë. Mospërfshirja e duhur dhe serioze e Komunës së Prishtinës, e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Kulturës në vendimmarrjen e mëhershme për përzgjedhjen e projektit për Xhaminë Qendrore në Prishtinë dëshmon se institucionet e Kosovës nuk kanë as interesimin më të vogël për arkitekturën publike në Kosovë
Pesë vite më parë në Konferencën Shkencore “Tirana Architecture Week” në prezantimin e hulumtimit tim “Prishtina – në mes të spontanitetit dhe planifikimit të një qyteti bashkëkohor” mes tjerash pata theksuar mosrespektimin e kuadrit ligjor të planifikimit hapësinor dhe të arkitekturës gjatë projektimit dhe ndërtimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. Në mënyrë të veçantë, duke trajtuar hapësirën në të cilën me plan rregullues urban ishte paraparë ndërtimi i një katedraleje, pata vënë në pah kriteret e këtij plani rregullues, ku kërkohej që vetëm 15 % nga e gjithë hapësira e parcelës së katedrales duhet të shfrytëzohej për ndërtimin e këtij objekti fetar, ndërsa pjesa tjetër duhet të parashihej për parqe, fontana, hapësirë të gjelbër, shtigje dhe hapësira tjera të jashtme publike. Plani rregullues po ashtu definonte qartë që Arkitektura e katedrales të ishte bashkëkohore dhe objekti të mos ishte më i lartë se 12 metra. Siç kam konstatuar para pesë viteve, edhe tash mund të rikujtoj se asnjëra nga këto kritere të planit rregullues nuk ishte respektuar gjatë projektimit dhe
ndërtimit të katedrales. Për më tepër, procesi i përzgjedhjes së projektit për ndërtimit e katedrales ishte bërë pa krijuar mundësi të konkurrencës së lirë të projekteve ideore, pa asnjë konkurs arkitekture, duke i pamundësuar kështu kryeqytetit të Kosovës të prezantohet në arenën ndërkombëtare përmes një objekti të veçantë dhe kreativ të arkitekturës bashkëkohore. Sot Prishtina në qendrën e saj prezantohet me arkitekturën e një katedraleje të kopjuar nga Italia, një objekt jashtë çdo konteksti urban dhe arkitektonik të shekullit 21, një objekt që i zë frymën kësaj zone kryesore të kryeqytetit.
Në përmbyllje të hulumtimit tim shkencor, duke promovuar qasjen e bazuar në përgatitjen e një konkursi serioz ndërkombëtar të arkitekturës, pata kërkuar që shkeljet ligjore dhe gabimet e bëra gjatë ndërtimit të katedrales nuk duhet të përsëriten në asnjë mënyrë gjatë procesit të projektimit dhe ndërtimit të Xhamisë Qendrore në qendër të Prishtinës. Institucionet e Kosovës nuk kanë krijuar atmosferë as kulturore, as shoqërore e as ligjore, që të bëhet arkitekturë në Kosovë
Sot kur analizojmë debatin që është rinisur për projektin e Xhamisë Qendrore të Prishtinës, shohim se së paku deri më tani disa nga gabimet dhe lëshimet që janë bërë me Katedralen, janë përsëritur edhe tek vendimmarrja për projektin e Xhamisë.Edhepse, në rastin e Xhamisë ishte shpallur një konkurs ndërkombëtar i arkitekturës, në të cilin me projektet e tyre ideore patën marrë pjesë shumë studio arkitekture vendore me renome, por edhe shumë studio të njohura ndërkombëtare, në përmbyllje të konkursit vendimmarrja ishte bërë sikur të mos kishte pasur fare konkurs arkitekture për këtë objekt kapital të kryeqytetit. Logjika e njëjtë e arkitekturës së shekujve të kaluar, ashtu sikur te Katedralja, kishte përfshirë tashmë
edhe vendimmarrjen për objektin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Edhe në këtë rast ishte përzgjedhur si fitues një projekt xhamie, jashtë çdo konteksti urban dhe arkitektonik të shekullit 21, i kopjuar nga Turqia, duke humbur kështu edhe një shans për Arkitekturën bashkëkohore në Prishtinë.
Në të dy këto raste, si te katedralja, ashtu edhe të xhamia del në pah një gjë shumë substanciale: institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës nuk kanë krijuar atmosferë as kulturore, as shoqërore e as ligjore që të bëhet arkitekturë në Kosovë.
Thjesht, ata nuk “ia varin” Arkitekurës. Përkundrazi, arkitektura është tema e fundit kur flitet dhe vendoset për projekte objektesh publike kapitale në Kosovë. Por edhe kur vjen në shprehje arkitektura, ajo shpërfaqet e deformuar, jashtë çdo konteksti, pa ide origjinale, pa ide të kohës që po jetojmë. Identifikimi i shtetit të Kosovës me një Xhami madhështore, të bazuar në ide inovative dhe origjinale të Arkitekturës bashkëkohore të shekullit 21
Së fundi, gjatë vendimmarrjes dhe debatit për projektin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, po shihet qartë se Kosovës i mungon kuadri i mirëfilltë ligjor për të bërë Arkitekturë, i mungon vullneti politik institucional për të krijuar rrethana dhe atmosferë për të bërë Arkitekturë, i mungon një Strategji, një Politikë e Arkitekturës, e cila do të përfshinte në procesin e zbatimit të saj të gjitha institucionet, universitetin, shkollat, mediat, komunitetet fetare, shoqërinë civile dhe akterët tjerë.
Për arsye të këtyre mungesave, debati për projektin e Xhamisë shpeshherë shpërfaqet tendencioz, i pabarabartë dhe i çorientuar nga qëllimi i vërtetë që duhet ta ketë, e që sipas meje, por besoj edhe sipas kolegëve tjerë arkitektë është: identifikimi i shtetit të ri të Kosovës me një Xhami madhështore, të bazuar në ide inovative dhe origjinale të Arkitekturës bashkëkohore të shekullit 21.
Ky debat nxjerr në pah edhe një realitet: mungesën e Odës së Arkitektëve të Kosovës dhe të Odës së Planerëve të Kosovës, institucione këto që me funksionimin e tyre do të duhej të luan rolin e tyre qendror në procesin e përgatitjes së konkurseve të arkitekturës dhe të planifikimit hapësinor dhe në procesin e vendimmarrjes gjatë përzgjedhjes së projekteve për objekte publike.
Por, nuk duhet harruar edhe një gjë shumë të rëndësishme: debati për projektin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë ka nxjerrë në sipërfaqe edhe mungesën e lidershipit të krerëve të institucioneve të Kosovës për të vënë me kohë në kahen e duhur vendimmarrjen për arkitekturën e objekteve publike në Kosovë, e në rastin konkret edhe vendimmarrjen për arkitekturën e Xhamisë. Mospërfshirja e duhur dhe serioze e Komunës së Prishtinës, e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Kulturës në vendimmarrjen e mëhershme për përzgjedhjen e projektit për Xhaminë Qendrore në Prishtinë dëshmon se institucionet e Kosovës nuk kanë as interesimin më të vogël për arkitekturën publike në Kosovë.
Është koha e fundit që këto institucione kompetente të krijojnë rrethana dhe atmosferë serioze për të bërë Arkitekturë në Kosovë, duke marrë procesin në duar dhe në koordinim të plotë me krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, nga projektet ideore që kanë konkurruar në konkursin ndërkombëtar të vitit 2012, përmes vendimmarrjes transparente të një jurie kredibile vendore dhe ndërkombëtare të përzgjedhin projektin më të mirë për të ndërtuar një Xhami vërtetë madhështore të shekullit 21. Këtë e meritojnë qytetarët e Kosovë, e meritojnë besimtarët islamë. Por, për këtë vendimmarrje duhet dije, guxim dhe lidership, e jo kalkulim votash, politikë ditore dhe manipulim masash përmes shpëlarjes së trurit. Xhamia Qendrore është e të gjithë besimtarëve islamë, e gjithë qytetarëve, e jo e partive politike apo e grupeve të interesit, që dëshirojnë që madje edhe me xhaminë të manipulojnë për qëllime të
tyre të ulëta.
(Autori është Arkitekt)
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...