Digjen billbordet “Liria ka Emër” në Graçanicë
Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 17 November 2020
Dy billbordeve me mbishkrimin “Liria ka Emër” që u vendosën një ditë më parë në komunën e Graçanicës u është vënë zjarri gjatë natës.
Sic shihet në fotografi ato janë dëmtuar dhe kjo vjen pas kundërshtimeve që u bënë një ditë më parë nga përfaqësues të komunitetit serb në këtë komunë dhe udhëheqësit komunal, shkruan Gazeta inFokus.
“Billbordi me emblemën e UÇK-së, i cili u vendos në afërsi të Graçanicës nga drejtimi i Gjilanit, nuk ka për qëllim pajtimin, por provokimin”, ka deklaruar kryetari i komunës së Graçanicës Sërgjan Popoviq për Kosova Online një ditë më parë.
Sipas tij tabela u vendos jo shumë larg shtëpive të familjeve serbe në vendbanimin e Kishnicës.
“Ne i bëmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të përdorë autoritetin e tij në mënyrë që gjëra të tilla të mos ndodhin. Nesër do të kemi takime me të gjitha strukturat e sigurisë dhe do t’u tregojmë atyre se cili është problemi dhe si ta heqim atë billbord”, ka pretenduar Popoviq.
Billbordet, me mesazhin “Liria ka emër” të shkruar pranë emblemës së UÇK-së, janë vendosur në të gjithë Kosovën. Shumica e tyre janë vendosur në rrugët që çojnë në Prishtinë, në të cilat komuna e Graçanicës mbështetet territorialisht.
“Unë jam kryetar i komunës së Graçanicës dhe kjo është një komunë serbe. Detyra ime është të dëgjoj dhe të flas me popullin tim. Kam marrë shumë thirrje dhe kam dëgjuar se ata janë dukshëm të shqetësuar për shkak të gjithë kësaj”, ka pretenduar Popoviq.
Ky reagim i Popoviqit edhi menjëherë pasi një ditë më parë, shefi i tij, drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq u ankua për vendosjen e këtij billbordi në afërsi të Graçanicës, duke pretenduar se “ky është kërcënim i hapët për serbët”.
Për emblemën e UÇK’së, nga Serbia ka reaguar shefi i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, Petar Petkoviq. Sipas tij, kjo e kërcënon sigurinë e serbëve në Kosovë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
56 vjeçari gjendet i vde*ur në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...