Lajme

Di*gjen ambientet e “Dritare Tv”, reagon drejtuesja Rudina Xhunga

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 23 Tetor 2026

Një zjarr ka rënë në ambientet e një kompleksi pallatesh, ku ndodhen edhe zyrat e medias online ‘Dritare Tv’.

Mësohet se flakët kanë lënë pas dëme të mëdha në regjinë e transmetimit të ‘Dritare Tv’, ndërkohë që drejtuesja, gazetarja Rudina Xhunga, ka rrëfyer momentet e përhapjes së zjarrit që nisi nga tubat e aspirimit të një restoranti dhe që u përhap në ambientet e zyrave të medias online.

Ajo tregoi se flakët ‘mbërritën’ në redakasi, sapo kishte përfunduar xhirimi i dy emisioneve.

-Advertisement-

“Po digjeshim”, shprehet Xhunga, duke kujtuar momentet kur prioritet sipas saj ishte nxjerrja e njerëzve jashtë, fikja e automateve dhe mbërritja e zjarrfikësve, të cilët ajo i falënderon për ndërhyrjen e shpejtë.

Shuarja e zjarrit dhe shkrirja e tubave të shkarkimit të ujërave dhe të shiut shkaktuan përmbytjen e ambienteve.

Xhunga ka treguar se edhe sot, uji ka vijuar të depërtojë në hapësirat e dëmtuara. Gazetarja bën të ditur se janë bërë kallëzime në Prokurori dhe Polici, ndërsa ka edhe një mesazh për ndjekësit e ‘Dritare Tv’

“Na falni për këtë periudhë me pak aktivitet! Por do të vijojmë të jemi bashkë”, thotë drejtuesja e medias online, Rudina Xhunga.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy