Lajme

Diaspora, blerësja më e madhe e banesave në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 11 August 2022

Bashkatdhetarët që jetojnë në Perêndim janë blerësit më të mëdhenj të pronave në Kosovë.

Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja direkte në Kosovë në vitin 2021 kanë pasur vlerën e mbi 400 milionë eurove.

Prej tyre, mbi 380 milionë euro janë në sektorin e patundshmërive.

-Advertisement-

Investimet e huaja në sektorin e patundshmërisë, sipas BQK-së pothuajse dyfishuan pjesëmarrjen nga 58.2 në 2020, për qind në 92.6 pёr qind në vitin 2021.

Por, ky mekanizëm financiar ka parashikuar se sektori i ndërtimit dhe i patundshmërive do të përballet me probleme financiare për shkak të rritjes së kostove të produkteve dhe pasigurisë në lëvizjen e çmimeve, shkruan rel.

Sipas këtij institucioni, në tremujorin e tretë të këtij viti, përkeqësimi i situatës në sektorin e ndërtimit dhe patundshmërive do të jetë më evident për shkak të pasigurive rreth sjelljes së diasporës kosovare dhe efektit të tyre të lartë në ekonominë e vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera