Lajme

Dialogu me Serbinë, nesër raporton Besnik Bislimi

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 14 February 2024

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nesër do të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diaspor, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe diasporë, i cili do të fillojë takimin nesër në orën 09:00, përveç tjerash si pikë të rendit të ditës, ka dhe raportimin e zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi.

“Raportim i Zëvendëskryeministrit të parë z. Besnik Bislimi, lidhur me dialogun me Serbinë”, thuhet në njoftimin e komisionit për Punë të jashtme dhe diasporë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera