Lajme

Dhurata Hoxha: S’ka informacione zyrtare që BE ndërlidh liberalizimin me taksën 100%

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 22 February 2019

Ministrja e Integrimit Europiane Dhurata Hoxha ka komentuar deklaratat e presidentit Hashim Thaçi ku së fundi tha se vendimi për taksën ndaj mallrave serbe, ndërlidhet me çështjen e liberalizimit të vizave.
Hoxha për Klan Kosovën ka thënë se nuk ka informacione zyrtare që Bashkimi Europian ka ndërlidhur taksën me liberalizimin e vizave ndonëse ka kërkesë të zëshme për pezullimin e saj.

“Nuk kemi informacione zyrtare se çështja e pezullimit të taksës është e ndërlidhur me liberalizimin e vizave për kosovarët”.ka thënë ajo
”Edhe në takimet që kisha në Poloni lidhur me procesin e Berlinit, në takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor ka qenë një kërkesë në vazhdimësi që Kosova të suspendojë taksën por nuk është komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.Ne po synojmë liberalizimin sepse kemi kërkesa të vazhdueshme që sa më shpejt vendimi për votimin në këshillin e ministrave të futet në agjendë” ka shtuar Hoxhaj

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera