Lajme

Dhurata Hoxha lirohet nga akuza

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 28 April 2023

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, u vërtetua që nuk keqpërdori kur pagoi mijëra euro një kompanie me seli në Paris për të lobuar për çështje politike.

Bashkë me të nga akuzat u liruan edhe ish-drejtori i prokurimit publik, Fitim Mustafa dhe tre ish-sekretarët e saj, Demush Shasha, Kushtrim Cukaj dhe Nuhi Osmani.

Bile, gjykata as nuk u bind që ish-zyrtarët e ministrisë bashkëpunuan për tenderin me kontrata lobuese.

-Advertisement-

Sipas vendimit të gjykatës, pesëshja nuk mori asnjë cent për vete.

Kush është kundër këtij aktgjykimi, që nisi nga korriku i 2021-ës i lejohet që brenda 30 ditësh të ankohet në Gjykatën e Apelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera