Rozë

Dhurata me çmimin “ulëritës” që mori i dashuri i Lori Hoxhës për ditëlindje

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 29 June 2017

Partneri i trashëgimtares së Top Channel Lori Hoxha, Vis Bajraktari feston gjatë ditës së sotme ditëlindjen e tij.

Këtë fakt e solli në vëmendje për mediat urimi që i bëri baxhanaku i tij, partneri i Sarës, Ledion Liço. Por në profilin e tij në SnapChat shohim se Visi disa orë më parë ka publikuar një foto në të cilën shfaqet një makinë e tipit Mercedes Benz G-Class AMG/ 6.3 v8 biturbo, e cila arrin shifrën e 140 mijë dollarë.

Nuk dihet nëse kjo është dhurata që ka marrë Visi për këtë ditëlindje, por nëse po duket se kjo makinë po kthehet në dhuratën e vipave, pasi edhe modelja me origjinë shqiptare Anxhela Martini ka marrë një të tillë të dhuruar nga partneri i saj./Gazeta Express/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera