Sport

Dhunë në Argjentinë, bëhen për spital gjyqtarët

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 02 December 2017

Dhuna në futbollin argjentinas vijon të jetë në përmasa të frikshme, veçanërisht në dëm të arbitrave.

Më e fundit ka ndodhur në përballjen me Club Atletico Juventud me Independiente de Chivilcoy, e vlefshme për kategorinë C argjentinase.

Në mnutën e fundit të ndeshjes, tifozët ultras të Juventud, skuadra e të cilëve rrezikon rënien një kategori më poshtë, kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar arbitrin Bruno Amiconi si edhe asitentët e tij, Marcelo Acosta dhe Mauricio Luna.

-Advertisement-

Vetëm me ndihmën e policisë treshja e arbitrave ka mundur të futet në dhomat e zhveshjes. Arbitri kryesor i takimit ka pësuar një të çarë të thellë në kokë dhe fotot që janë shpërndarë në rrjetet sociale tregojnë dhomën e mbushur me gjak.

Tani, skuadra që i përket qytetit Pergamino rrezikon përjashtimin nga të gjitha aktivitetet futbollistike në Argjentinë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=8XnavYQGC7s

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera