Lajme

Dhunën ndaj grave Qeveria do ta luftoj me fuqizimin ekonomik të grave

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 13 October 2020

Të mërkurën në Prishtinë do të mbahet takimi konsultativ i nivelit të lartë, me temë “Fuqizimi ekonomik si parakusht i parandalimit të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore” ku kryeministri Hoti do të paraqes idetë e tij për ndaljen e dhunës në familje e posaçërisht atë ndaj grave.

“Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, ju njoftojnë se nesër me 14.10.2020 do të mbahet takimi konsultativ i nivelit të lartë, me temë “Fuqizimi ekonomik si parakusht i parandalimit të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Barazi Gjinore.

Në këtë takim pritet që kryeministri i Kosovës të lansoi edhe pakon ekonomike për mbështetjen e grave në biznes të prekura nga pandemia.

-Advertisement-

Ky takim konsultativ synon të forcojë njohuritë, të stimulojë bashkëpunimin midis akterëve institucional dhe jo vetëm në mënyrë që të luftohet më me efektshmëri fenomeni i dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore i cili kohëve të fundit është rritur në Kosovë.

“Fuqizimi ekonomik është parakusht për parandalimin dhe eliminimin e dhunës në baza gjinore”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera