Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, flet prokurori i rastit: Kemi arrestuar dy të dyshuara, mund të ketë më shumë
Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 02 November 2022
Njëri nga dy prokurorët që po merren me rastin e dhunës dhe keqtrajtimit të të moshuarës në një qendër të të moshurave në Pejë kanë folur për media duke dhënë detaje të reja lidhur me rastin.
Lidhur me këtë, prokurori është shprehur se tanimë janë arrestuar dy të dyshuara me inicialet A.P dhe A.R nën dyshimin për veprën penale të “sulmit” dhe të “dhënia e ndihmnës në kryerjen e veprës penale të sulmit”.
“Lidhur me rastin në fjalë ju njoftoj se pas pranimit të informacionit të parë lidhur me ngjarjen që ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, nga kryeprokurori i zyrës Agim Kurmehaj, jemi angazhuar dy prokurorë që pas marrjes së autorizimeve kemi vazhduar me të gjitha veprimet ligjore që në mënyrë intenstive dhe në mënyrë efikase e të shpejt me njësitet relevante policore, kemi arritur të arrestojmë dy të dyshuarat, A.P dhe A.R me dyshimin se kanë kryer veprën penale të sulmin dhe respektivisht dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të sulmit.”, tha ai.
Më tutje, ai ka thënë se janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kjo nuk nënkupton se nuk do të zgjerohen edhe në subjektet e tjera.
“Në këtë fazë të procedurës parapenale ende jemi duke punuar dhe ndërmarrë veprimet e nevojshme që nuk do të thotë se nuk do të zgjerohemi në subjektet e tjera që dyshohet të jenë përfshirë në këtë vepër penale.”, tha prokurori.
Ai gjithashtu ka thënë se nuk kanë informacione për gjendjen e të moshuarës e cila është viktima në rastin e lartcekur.
“Nuk kemi informacione lidhur me gjendjen e të moshuarës dhe gjatë ditëve në vijim do të ndërrmarim veprime të tjera edhe për të dëmtuarën sepse na duhet edhe një deklaratë e saj ashtu që për çdo gjë do të informoheni. Gjatë këtyre momenteve janë duke u intervistuar në stacionin policor në Pejë.”, tha prokurori.
Prokurori tha se deri në këto momente nuk kanë informacione që ka pasur raste të tilla më parë, por nuk ka përjashtuar mundësinë që kjo të ketë ndodhur.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë përfshihen shtatë veturave, lëndohen pesë persona
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “B” në kryeqytet, ku të përfshi...
-
Bart De Wever betohet si kryeministër i ri i Belgjikës
Konservatori Bart De Wever është betuar si kryeministri i ri i Belgjikës, duk...
-
Mungojnë tre të akuzuar, shtyhet sërish seanca ndaj aktivistëve të LVV-së lidhur me protestën e vitit 2015
Për shkak të mungesës së të akuzuarve, Ylli Hoxha, Arbër Kaqorraj dhe Uran Ha...
-
Osmani kërkon drejtësi për 10 qytetarët e vrạrë para 25 vjetëve në veri të Mitrovicës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka kujtuar dy netët e tmerrit që përjet...
-
Shahin Dervishaj: Ka ardhur koha ta bëjmë Kosovën 77 herë ma mirë
Një emër i ri dhe i fuqishëm pritet ti futet skenës politike të Kosovës. Shah...
-
Bekteshi pas tubimit në Obliq: Në këtë frymë do të vazhdojmë deri më 9 shkurt, deri në fitoren e madhe
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lendita B...
-
Xhafer Gashi: Obiliqi po e shkruan historinë e fitores, LDK është forca e ndryshimit
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Publikimi i bisedave në WhatsApp, Daut Haradinaj kërkon komision hetimor për këto tema
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vdes një polic, Sindikata: Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës
Ka vdekur zyrtari policor, Samet Rexhepi. Sindikata e Policisë ka lëshuar ...
-
Rama shpall gjendje të jashtëzakonshme për mbeturinat në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shpallur gjendje të jashtëzakonsh...
-
Daut Haradinaj për Kushtrim Xhemailin: E kemi krah të djathtë që shumë vjet në Aleancë, një i ri që i duhet Kuvendit të Kosovës
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, në një tubim të mbajtur në Kodr...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Respekti për veteranët nuk duhet të mbetet vetëm fjalë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana ...