Lajme

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ngrit shqetësime rreth Projektligjit për Gjykatën Administrative

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 19 April 2024

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka dorëzuar deklaratë në Komisionin Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, përmes së cilës shprehin shqetësimet lidhur me Projektligjin për Gjykatën Administrative.

Deklarata thekson ndikimin potencial në rastet administrative dhe fiskale të komunitetit të biznesit, në rast të transferimit të kompetencave nga Gjykata Komerciale në Gjykatën e re Administrative.

Në deklaratën e dorëzuar, Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 thekson rëndësinë e garantimit të një mjedisi të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm ligjor për zhvillimin e sektorit privat.

-Advertisement-

Gjykata Komerciale tashmë ka arritur një shkallë mbi 96% të zgjidhjes së rasteve. Kjo arritje nxjerr në pah efikasitetin e strukturës së tanishme në trajtimin e kontesteve të bizneseve në mënyrë efikase.

Propozimi për transferimin e kompetencave nga Gjykata Komerciale në Gjykatën Administrative shkakton shqetësime të konsiderueshme në komunitetin e biznesit, veçanërisht në lidhje me garantimin e parimit të sigurisë juridike në vend. Një veprim i tillë, përveç që do të minonte punën e Gjykatës Komerciale deri më sot, i njejti do të ndikonte edhe në humbjen e qëllimit të vet krijimit të Gjykatës Komerciale, si një adresë e vetme për të gjitha kontestet e komunitetit të biznesit.

Për më shumë, në deklaratë theksohet se parimi i sigurisë juridike nënkupton që korniza dhe garancitë ligjore të mos pësojnë ndryshime të shpeshta; të jenë të nevojshme dhe të bazuara në evidencë; si dhe të derivojnë nga procese konsultative me të gjitha palët e interesit. Njëherësh, çfarëdo largimi i kompetencave nga Gjykata Komerciale, do të ndikonte negativisht dhe do shpërfillte angazhimin e vazhdueshëm të partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë në fuqizimin e mekanizmave të drejtësisë komerciale, si dhe në kontekst të përmirësimit të perceptimit të
ambientit të të bërit biznes në Kosovë.

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 i kërkon Komisionit Parlamentar për Legjislacion që të shqyrtojë me kujdes shqetësimet e ngritura nga komuniteti i biznesit dhe të angazhohet per nje dialog konstruktiv për t’i trajtuar këto çështje në mënyrë efektive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera