Rozë

Detaji në vellon madhështore të Kourtney Kardashian merr vëmendjen e madhe nga të gjithë

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 23 May 2022

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker zhvilluan dasmën e tyre në Portofino, Itali. “Dolce & Gabbana” dizenjoi fustanin e nuses ndërsa velloja mori një vëmendje jashtëzakonisht të madhe.

Siç u raportua për herë të parë nga Vogue, velloja e Kardashian paraqiste një përshkrim të Shën Marisë, bazuar edhe në tatuazhin që Barker ka në kokë. Fjalët “respekt për besnikërinë e familjes” ishin të qepura nën motivin fetar, duke pasqyruar tatuazhin e Barker. Dizajni gjithashtu përmbante lule të qëndisura me dorë të frymëzuara nga kopshtet e Portofino.

Një mrekulli, apo jo?

-Advertisement-

“Dizajnimi i fustaneve të mia me Domenico-n dhe Stefano-n ka qenë një ëndërr e bërë realitet”, tha Kardashian për Vogue.

Barker, 46 vjeç, ishte veshur gjithashtu me Dolce & Gabbana si dhe anëtarët e familjes së çiftit, përfshirë vajzat e tyre.

Ceremonia e çiftit u mbajt në L’Olivetta, një vilë në Portofino në pronësi të Dolce & Gabbana, e cila u pasua nga një pritje në Castello Brown, një kështjellë me pamje nga porti Portofino.

Every Photo From Kourtney Kardashian & Travis Barker's Wedding Weekend - E! Online

Kourtney Kardashian and Travis Barker Marry in Italy | PEOPLE.com

Dhe sigurisht nusja bëri një tjetër ndryshim të veshjes, duke e zëvendësuar fustanin me një tjetër veshje.

Kësaj here ajo u paraqit me një fustan korse të zezë dhe një vello të shkurtër.

Kourtney thjesht shkëlqeu me pamjen e saj.

Ylli i Kardashians u martua ligjërisht me Barkerin në Santa Barbara javën e kaluar, ku të pranishëm ishin disa miq të ngushtë dhe anëtarë të familjes./iconstyle.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera