Lajme

Detaje të reja për vrasjen e 23 vjeçarit në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 30 April 2022

Policia ka njoftuar se lidhur me vrasjen që ndodhi të enjten në mbrëmje në fshatin Volljakë të Klinës është konfiskuar arma që është përdorur në rast, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 3 gëzhoja dhe një fishek.

Lidhur me kata rast policia ka arrestuar 5 persona të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

-Advertisement-

“Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, pas një pune intensive operative dhe
hetimore është arritur të identifikohen dhe arrestohen pesë (5) të dyshuar në rast: ·A.G. lindur me 1980,·N.G. lindur me 1992, A.G. lindur me 1998, B.G. lindur me 1985, B.G. lindur me 1974

Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh. Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, dje iu dha lamtumira e fundit 23 vjeçarit i cili mbeti i vrarë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera