Detaje të reja për krimin e rëndë në Livoç, mjekët: 30 vjeçarja mori tetë plu*mba, i plagosuri në gjendje të rëndë
Autori: Gazeta inFokus
22:39 | 09 October 2026
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani bëri të ditur se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë është vetëdorëzuar në Stacionin e Policisë pak minuta pas rastit tragjik.
Të premten në ora 14:25 policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët në këtë komunë, ku si pasojë mbetën të vdekur një 30 vjeçare së bashku me vëllain e saj. Personi i tretë është plagosur rëndë, konfirmoi Hashani për KosovaPress.
Ai tha se ende nuk dihen motivet e rastit.
“Policia e Kosovës rreth orës 14:25 e ka pranuar një informatë se në Livoç në Gjilan ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se aty ka ndodhur një rast i rëndë, që na ka tronditur të gjithëve. Bëhet fjalë për nja vrasje të dyfishtë dhe një plagosje. Dyshohet se plagosja është e rëndë, sepse personi i lënduar është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, pastaj për shkak lëndimeve u dërgua në QKUK. Për momentin nuk dihen motivet e rastit. Edhe forenzika, edhe hetuesit dhe prokurori i shtetit kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe me përkushtimin më të madh po i hetojmë rrethanat”, tha ai.
Pas vetëdorëzimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
“Nuk kam informatë saktë pas sa kohe, por për një kohë shumë të shpejtë është vetëdorëzuar në Stacionin policor në Gjilan, hetuesit rajonalë kanë filluar me procedurat intervistuese në bazë të ligjit, në prani të avokatit mbrojtës”, tha ai.
Mjeku i cili ka pranuar rastin e të plagosurit në Spitalin e Gjilanit, Suat Haliti përmes një deklarate me shkrim tha se i plagosuri ka qenë në gjendje të rëndë kritike dhe ëshë mbajtur me doza të gjakut para dërgimit në QKUK.
Ai për 30 vjeçaren e cila ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë të zjarrit, bëri të ditur se e ka pasur tetë plumba në trupin e saj.
Ndërsa, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla konfirmoi për Kosovapress se i plagosuri pas egzaminimeve është dërguar në sallë operative të kirurgjisë abdominale, urologjisë dhe anestezionit.
Pas nënshtrimit të operacionit i njëjti do të dërgohet në mjekësinë intensive qendrore.
Sipas informatave të KosovaPressit burri ka vrarë gruan dhe vëllain e saj, ndërsa xhaxhai i gruas është duke u trajtuar në QKUK.
Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, eshtë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimit të motivit dhe dokumentimit të rastit.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...


































