Lajme

Detaje të reja për 9-vjeçaren të cilën daja tentoi ta dergoi ilegalisht në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 19 August 2019

Autoritete serbe në pikën kufitare në Merdare mbrëmë kishin ndaluar një shtetas kosovarë i cili në bagazhin e veturës kishte fshehur mbesën e tij 9-vjeçare.

Burime të Periskopit brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë thënë se procedurat e riatdhesimit të vajzës tashmë kanë filluar.

“MPJ është në dijeni për rastin e ndalimit të minorenës në PKK në Merdare. Jemi në koordinim me institucionet për fillimin e procedurës së  riatdhesimit”, tha ky burim.

-Advertisement-

Periskopi mëson se vajza gjendet në njërën nga Qendrat për Punë Sociale në Serbi, të cilat në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Podujevë do të duhej ta kthente vajzën tek familjarët.

Ende nuk ka rritur askush që ta shoh vajzën 9-vjeçare e cila që nga mbrëmë gjendet në Serbi.

Sipas fotografive të publikuara vajza ishte fshehur në gomën rezervë të veturës e cila drejtohet nga daja i saj i shoqëruar nga i biri që ishte 17-vjeç.

Mediet serbe raportuan se vetura në të cilën po fshihej vajza ishte me targa të Gjermanisë ndërsa po drejtohet nga një burrë 42-vjeçar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera