Lajme

Detaje/ Pasi u gjet i gjallë, 28 vjeçari dërgohet në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 22 November 2020

28 vjeçari, Jetmir Rudi, ishte raportuar si i zhdukur.Për rastin e të riut nga fshati Rud i Malishevës, kishte lajmëruar vet familja e tij në Policinë e Kosovës, ku edhe kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

Madje, i njëjti dyshohet se ishte rrëymber, çka pati edhe fotografi, ku shihej i zhveshur dhe i lidhur në një vend malor.

Por, Jetmiri, në orët e mbrëmjes së sotme u gjet i gjallë.

-Advertisement-

Nysret Gjurkaj, zëdhënës në Policinë e Kosovës, për IndeksOnline ka dhënë edhe detaje të reja në lidhje me rastin.

“Njoftoheni se rreth orës 18:00 viktima është gjetur nga familjarët e tij në hyrje të fshatit Rud. I njëjti është sjellë në QKMF-Malishevë për tretman mjekësor, e pas kontrollit fillestar është dërguar në QKUK-Prishtinë, për ekzaminim më të detajuar”, tha ai.

Gjurkaj bën të ditur se në momentin e gjetjes 28 vjeçari ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nuk ka pasur ndonjë lëndim, por ka qenë i shqetësuar. Hetimet janë në trajtim të përshpejtuar dhe do të njoftoheni me kohë për zhville të tjera”.

Ende s’dihet më shumë rreth rastit dhe nuk ka të arrestuar./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera