Detaje nga suspendimi i 3 zyrtarëve policorë në Drenas, të përfshirë edhe familjarët e nënkolonelit
Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 17 June 2021
Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar suspendimin e nënkolonelit Valdet Bujupit, rreshterit Bajram Selimit dhe policit Shemsi Morina, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sinjali ka mësuar se Valdet Bujupi dyshohet se që nga muaji tetor i vitit 2020 e deri në qershor të këtij viti, ka keqpërdorur në vazhdimësi pozitën e tij prej nënkoloneli dhe zëvendëskryesuesit të Komisionit për Ankesa në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Për më tepër, portali merr vesh se në këto veprime të ndryshme inkriminuese të nënkolonel Bujupit janë të përfshirë edhe familjarët e tij, konkretisht djali i tij, Adion Bujupi, i cili është i mitur, pastaj nipat e tij: Ermir Bujupi dhe Arian Bujupi (dy djemtë e vëllezërve), si dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij.
Ndërkaq, Gazeta Sinjali ka arritur të kuptojë se rreshteri Bajram Selimi dhe polici Shemsi Morina, dyshohet se kanë përdorur detyrën e tyre zyrtare, për t’i kryer favore nënkolonelit Valdet Bujupi dhe familjarëve të tij të dyshuar për disa prova penale.
Aty dyshohen se më 13 maj të këtij viti, nuk kanë raportuar provat dhe faktet për të cilat kanë qenë në dijeni gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në vendin e ngjarjes afër punishtes IP Kos, në fshatin Arllat të Drenasit.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...