Lajme

Detaje nga shpërthimi në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 29 November 2021

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në Fushë Kosovë.

Lajmi për Gazeta Infokus e ka konfirmuar Zyra për informim në Drejtorinë Rajonale Prishtinë.

Policia bëri të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 06:00, në rrugën “Shefki Kuleta”, dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse”, kanë deklaruar nga policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera