Lajme

Detaje nga Policia për aksidentin në Kamenicë ku humbi jetën një këmbësor

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 22 September 2020

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin i cili ndodhi të hënën në rrugën “Adem Jashari” në Kamenicë.

Sipas policisë një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes me veturë e cila po vozitej me shpejtësi të madhe nga shoferi , shkruan Gazeta inFokus.

Këmbësori në momentin e goditjes kishte qenë duke e kaluar rrugën ndërsa kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore duke mos e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës kishte goditë këmbësorin viktimën mashkull kosovar i cili në atë moment kishte qenë duke e kaluar rrugën. Si pasojë e goditjes me veturë viktima në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë vdekjen, këtë e ka konstatuar mjeku. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia/Gazzeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera