Lajme

Detaje nga përplasja mes Sekiraqëve dhe Capave ku mbeti i vdẹkur një person

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 02 September 2024

Një përplasje e armatosur mes dy grupeve ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet.

Rreth orës 22:04 në rrugën Gazmend Zajmi, dy familje të njohura të Prishtinës, Sekiraqa dhe Gashi – Capat, i qëruan hesapet mes tyre.

Si pasojë, një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën.

-Advertisement-

Këta të fundit aktualisht po trajtohen në QKUK, nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore.

“Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”, njofton policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera