Lajme

Detaje nga Infektiva, dy pacientë në gjendje kritike

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 21 May 2020

Dy persona të infektuar me kronrovirus janë në gjendje kritike.
Kështu është bërë të ditur në raporti e Klinikës Infektive, shkruan Gazeta inFokus.

“2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik)”, thuhet në raport.

Ndërsa një pacient është në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

-Advertisement-

Në klinikën infektivë janë duke u trajtuar 8 persona me koronavirus.

Nga këta 5 pacientët e tjerë janë në gjendje stabile.

“Sot lirohet 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për 2 raste priten rezultatet”, thuhet në këtë raport.

Kujtojmë që në Kosovë deri më tani 1003 persona janë infektuar nga ky virus nga këta 772 janë shëruar dhe kanë ndërruar jetë 29 persona./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera