Lajme

Detaje nga aksidenti në autostradën Prishtinë – Prizren, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 21 October 2022

Gazeta Infokus pak më parë raportoi për një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i cili tha se nga ky aksident lëndime kanë pësuar katër persona.

Derisa, dyshohet se aksidenti ka ndodhur nga mos përshtatja e shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.

-Advertisement-

“Dyshohet se aksidenti ka ndodhur nga mos përshtatja e shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.  Si pasoj e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marr katër persona, të cilët kanë qenë në veturë.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, përderisa njësitet policore kanë trajtuar rastin”, ka thënë Kelani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera