Sport

Destinacionet e mundshme të Cristianos nëse vendos të largohet

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 08 June 2018

Nëse Cristiano vendos përfundimisht të largohet nga Real Madridi, ai duhet të shikojë me kujdes destinacionet e mundshme të tij. Nuk ka shumë klube që mund të ndërmarrin nënshkrimin me të për shkak të këndvështrimit ekonomik.

Destinacioni i parë që vjen në imagjinatë është Manchester United, klubi në të cilin u rrit si yll botëror, ku fitoi Championsin dhe Topin e parë për herë të parë. Nga pikëpamja ekonomike, operacioni do të ishte i zbatueshëm. Por asgjë nuk do t’a bindte Mourinhon që duket se nuk preferon rikthimin e tij. Gjithashtu duhet të theksojmë se Man UTD është larg nga klubet më të mëdha Europiane në vitet e fundit.

Pa u larguar nga Anglia, mund të jetë edhe opsioni tjetër i quajtur Man City, i cili garanton një ekip të madh dhe luftarak në Premier League dhe në Europë. Por duket e vështirë për të bindur Guardiolan që të udhëheqë një atlet si Cristiano, një lojtar i cili përvec aftësive të tij unike në shënimin e golave, nuk e bind shumë trajnerin Spanjoll në ndërtimin e lojës së tij të famshme me kombinime.

-Advertisement-

Jashtë Anglisë, vetëm një klub ka para të mjaftueshme për të paguar Cristiano. Jo vetëm transferimin e tij, por edhe pagën e tij që Portugezi e kërkon për t’u barazuar me Messi dhe Neymar. Ky klub është PSG, të cilët e kanë dëshirë të vjetër lojtarin Madrilen. Në Paris ka para dhe ambicie por edhe një problem. Dhe nuk është i vogël. Quhet Neymar. Braziliani dhe Portugezi nuk mund të bashkëluanin në të njejtin ekip. Rregullat e Fair Play Finaciar nuk e lejojnë këtë. Klubi francez tashmë ka kryer limitet me Neymar dhe Mbappe. Arritja e Cristianos tek klubi i kryeqytetit të Francës do të nënkuptonte largimin e njërit nga këta dy lojtarë…dhe Madridi vazhdon t’a ketë Brazilianin si një prioritet kryesor. Një skenar i mundshëm.

Opsionet tjera në kontinentin e vjetër? Praktikisht, në teori, Bayerni dhe Juventusi. Bayerni ka Lewandowskin, pro mediat e vendit Gjerman kanë spekuluar për një largim të mundshëm të Polakut. Do të hapej një rrugë të tillë për tentimin e Cristianos sepse Bayerni ka muskuj financiar. Nuk mund të përjashtohet as Juve, pasi Cristiano kishte raporte të mira me Zonjën e Vjetër sidomos pas atij supergolit në Torino.

Jashtë Europës, alternativa është Kina. Nëse Cristiano dëshiron para, atëherë e ka të qartë. Në MLS paguhet shumë më pak, edhe pse mjedisi është më tërheqës për Portugezin. Por asnjëra nga këto dy liga nuk do t’i dhuronin Cristianos prestigjin për të luftuar për dy trofetë më të mëdha në botë: Champions League dhe Topin e Artë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera