Lajme

Dështon themelimi i Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 28 March 2022

Në seancën e Kuvendit të Kosovës që është duke u mbajtur ka dështuar formimi i Komisionit Hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike, shkruan Gazeta Infokus.

Nga 73 deputetë të cilët ishin të pranishëm, 23 deputetë ishin për, 50 kanë votuar kundër themelimit të këtij komisioni si dhe asnjë deputet nuk kanë abstenuar.

Gjatë bisedimeve përpara votimit nga Grupet Parlamentare ishin këto propozime:

-Advertisement-

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë qenë të propozuar këta deputetë:

Deputeti Armend Muja-kryetar

Deputetja Jeta Statovci – anëtar

Deputeti Enver Haliti- anëtar

Nga Partia Demokratike e Kosovës:

Deputeti Ferat Shala-zëvendeskrysues

Deputetja Eliza Hoxha-anëtare

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës:

Deputeti Dritan Selmanaj-Kryetar

Deputeti Besian Mustafa-anëtar

Nga Aleanca Ardhmërinë e Kosovës:

Deputeti Pal Lekaj-kryetar

Nga Grupi multietnik:

Deputeti Fridon Lalaj-anëtar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera