Lajme

Dështoi shkarkimi i tij, reagon Afrim Gashi: Ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 03 September 2024

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar pasi ka dështuar shkarkimi i tij.

“E majta”, kishte thirrur interprelancë për shkarkimin e tij, duke e akuzuar atë për për shkeljen e rregullores së punës së parlamentit, dhe akuza të tjera.

Por, shkarkimi i tij ka dështuar. Këtë Gashi e ka quajtur si fitore të arsyjes mbi paragjykimet dhe propagandën.

-Advertisement-

Kryeparlamentari Afrim Gashi i ka falënderuar të gjithë ata që i dhanë mbështetje.

“Edhe njëherë ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën. I falënderoj të gjithë deputetët që sot morën pjesë në këtë interpelancë, që diskutuan e replikuan dhe ata që me votën e tyre të lirë dhe demokratike i dhanë përgjigje kësaj interpelance.  I falënderoj nga zemra edhe të gjithë ata që sot e dhanë mbështetjen e tyre në çfarëdo forme.  Vazhdojmë me përkushtimin e njëjtë ndaj detyrës”, ka shkruar Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera