Dështimi i Vitit| Shpend Ahmeti dhe PSD
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 31 December 2019
Nëse dikujt i ka shkuar ters viti 2019 ai është Shpend Ahmeti.
Për këtë ai mund ti prijë listës si dështak i vitit.
Kryetari i Prishtinës do të mbahet mend nga qytetarët me fare pak arritje në kryeqytet, shkruan Gazeta Infokus.
Ai e nisi vitin 2019 si shef i Ekipit Negociatorë me Serbinë.
Shpend Ahmeti shkoi disa herë ne Bruksel me e pa paralajmërim por nuk është se bëri ndonjë gjë atje.
Madje ekipi për dialog i drejtuar nga ai u shpall antikushtetuese e kundërshtaret e tij thanë se ai veç deshi t’ia bëje një argat Hashim Thaçit.
Krejt kjo e la Ahmetin në një pozicion të pa lakmueshëm, pasi pak javë sa qëndroi në këtë pozitë u përfol edhe për afera punësimi në ekip e disa udhëtime me shpenzime të enorme.
Por viti 2019 ishte fatal edhe për Partinë Social Demokrate drejtuar nga Shpend Ahmeti.
Pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqje e vendi shpalli zgjedhjet PSD iu bashkua AAK në koalicion parazgjedhor.
Koalicionin e quajtën të dijës e të guximit pasi vetën e konsideronin të mençur e AAK të guximshme.
Madje njerëzit e PSD si Dardan Molliqaj u shprehen të bindur se koalicioni i tyre do të dal fitues.
Por kjo nuk ndodhi më 6 tetor.
Në fakt natën e 6 tetorit këta e kuptuan se kanë humbur besimin e qytetarëve dhe ndarje me VV i ka kushtuar jashtëzakonisht shumë, shkruan Gazeta Infokus.
Në zgjedhjet e 6 tetorit PSD doli më së keqi. Nga 12 deputet sa kishte pas ndarjes me VV, PSD nuk fitoi asnjë vend në parlament.
Votuesit ia kthyen shpinën Shpend Ahmetit. Nga 75 mijë vota sa kishte më parë Ahmeti mori vetëm 5 mijë.
Dhe tek pas këtij debakli turpërues Shpend Ahmeti iu kthye Prishtinës. Nëse jo me punë përmes rrjeteve sociale u mundua të tregoj pak angazhim për kryeqytetin e lënë pas dore.
Por duket se vetëm angazhimi në FB nuk po bënë punë.
Prishtina e prishtinasit përballen me probleme të shumta që shumë qytete tjera tashmë edhe i kanë harruar, shkruan Gazeta Infokus.
Me rrugë të prishura, mbeturina gjithandej, pa hapësira gjelbëruese, pa vendparkingje, me ajër të ndotur, pa kurrfarë infrastrukture, me kaos urbanistik, me shkolla të mbingarkuara nga nxënësit e me shumë e shumë probleme tjera Prishtina e prishtinasit hynë në vitin 2020.
Gëzuar Shpend Ahmeti!
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...