“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 08 September 2024
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në panik, pasi sipas tij, “Shkolla ruse” për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit po dështon.
Sveçla tha se Serbia po synon që të intensifikojë agresivitetin e luftës speciale kundër Kosovës, duke kombinuar propagandën, operacionet subversive e ofensivën diplomatike përmes metodave të luftës hibride, sipas shkollës ruse.
“Dështimet e njëpasnjëshme të përpjekjeve destabilizuese, kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin, Vulinin, Radoiçiqin, të cilët të dëshpëruar, po synojnë ende që “shkollën ruse” për destabilizim, ta implementojnë në rajon”.
“Dështuan në arritjen e qëllimeve politike përmes barrikadave në veri; Sulmin paramilitar/terrorist në Banjskë; Synimet për të nxitur trazira dhe konflikte në komunat në veri, përmes luftës hibride, lajmeve të rreme, inskenimeve dhe fushatave propaganduese”.
“Dështuan në synimet për të mbrojtur grupet e strukturuara kriminale, për qëllime politike dhe financiare/pastrimin e parave, kultivimin e drogave, trafikimin e armëve; Destabilizimin e Kosovës dhe rajonit përmes trafikimit masiv të armëve në komunat në veri të Kosovës; Synimet e vazhdueshme për inskenim të incidenteve ndaj serbëve (në jug), për ta fajësuar Kosovën, përmes strukturave të sigurisë së Serbisë; Shfrytëzimit ë individëve me orientim radikal (fetar) dhe grupeve kriminale në rajon”, shkroi Sveçla.
Tutje, Sveçla tha se Serbia ka dështuar edhe në fushatat e orkestruara kinse për “spastrim etnik”, “krizë humanitare”, “sulme ndaj serbëve”, “kërcënim nga ‘sundimi i ligjit dhe lëvizja e lirë’”.
Ai përmendi edhe dështimin, sipas tij, së fundi të Serbisë, me bllokimin e pikave kufitare përmesgrupeve ekstremiste, radikale dhe terroriste të sponsorizuara nga shteti.
“Lista e dështimeve të tyre është e gjatë dhe do të vazhdojë të rritet, deri sa ta kuptojnë përfundimisht, që sovraniteti i Kosovës nuk mund të cenohet, orientimi Euro-Atlantik i rajonit, nuk ka kthim”, tha ai.
Të tjera
-
Me Harrisin pak pritje për Kosovën, me Trumpin turbullira
Zgjedhja e amerikanëve më 5 nëntor do të ndihet anembanë globit - deri në Kos...
-
Po sikur të ketë barazim, kush do të zgjidhet president i SHBA-së?
Do të jetë një ditë intensive më 5 nëntor, me disa qindra mijëra votues në nj...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, temperaturat bien
Moti gjatë javës së ardhshme do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale m...
-
Hamza ndan foto krah familjes, thotë se ata janë forca e tij e përditshme
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka postuar një fotografi m...
-
Vetura godet dy 14-vjeçarë në Shkodër, ishin në motoçikletë
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën “Shkodër-Hani i Hotit...
-
LDK e PSHDK bashkë në zgjedhje, Abdixhiku thotë se dy partitë i bashkon Rugova e Mark Krasniqi
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë sot pjesë në Kuvendin e XI zgjedhor ...
-
Vdes infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti
Ka ndërruar jetë infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kur...
-
“Klubi i stërvjetruar politik”, VV sulmon opozitën për premtimet për rritje pagash
Lëvizjes Vetëvendosje po i pengojnë premtimet për rritje të pagave nga partit...
-
AAK vazhdon mobilizimin në Austri, Kadrijaj: Diaspora në mbështetje të Aleancës
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ti...
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...