Lajme

Dështim!

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 23 February 2018

Ka dështuar seanca e thirrur të enjten për ta shqyrtuar Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo për shkak se koalicioni qeverisës nuk ka arritur t’i sigurojë 80 votat e nevojshme për ratifikimin e saj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje është shprehur sërish lëvizja “Vetëvendosje” dhe Lista Serbe.

-Advertisement-

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në “Pakon e Demarkacionit” të përfshihet vetëm Marrëveshja e Vjenës dhe marrëveshja e presidentit të Kosovës dhe të atij të Malit të Zi, por jo edhe raporti i Komisionit të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi (raport ky i cili vlerëson se marrëveshja e 26 gushtit 2015 është e dëmshme për Kosovën). Por kundër kërkesës së LDK-së ka dalë partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shrkuan tutje “Zëri”.

Kështu, AAK-ja ka kërkuar që në këtë pako të përfshihet edhe raporti i Bulliqit, përndryshe kjo parti ka paralajmëruar votë kundër.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se po punohet që deri të mërkurën të ratifikohet Demarkacioni, ndërsa është shprehur i bindur se deri në fund të vitit kosovarët do të mundë të lëvizin pa viza në Zonën Shengen.

E situata e djeshme e solli në siklet për disa çaste kryeministrin Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera