Lajme

Dëshmitarja e parë në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së është një grua: Do ta them vetëm të vërtetën

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 11 April 2023

Dëshmitarja e parë në seancën kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është grua. Kështu të paktën e ka prezantuar gjykatësi i Gjykatës Speciale të Hagës.

Ai i ka sqaruar dëshmitares së mbrojtur të gjitha procedurat e dëshmisë.

“Ju nuk guxoni të flisni me askënd rreth dëshmisë tuaj. Nëse vjen dikush ju pyet ju lutem na tregoni”, ka thënë gjykatësi.

-Advertisement-

Dëshmitarja ka dhënë betimin duke u betuar se do ta thotë të vërtetën dhe asgjë tjetër përpos saj.

140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor. Personat të cilët demonstrojnë se kanë pësuar dëm fizik, mendor ose material si pasojë e drejtpërdrejtë e një krimi të paraqitur në Aktakuzën e Konfirmuar paraqesin kërkesë për të marrë pjesë në procesin gjyqësor në DHSK. Këtu përfshihen persona që janë dëmtuar drejtpërsëdrejti dhe persona të cilët kanë pësuar dëm si pasojë e lidhjes së ngushtë me një viktimë të drejtpërdrejtë që pretendohet se është vrarë ose lënduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera