Kuzhina

Desert me çokollatë

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 22 September 2017

Përbërësit

2 gota qumësht
1 gotë sheqer
2 lugë të gjellës miell
1 lugë të gjellës nisheste
1 lugë të gjellës kakao
1 të bardhë të vezës
1 lugë të gjellës gjalpë
2 çokollatë
1 vanilje
1 gotë ujë

Hapat

-Advertisement-

1
Miellin dhe gjalpin e vendosni në një tenxhere dhe e fërgoni, pasi fillon të fërgohet ia shtoni qumështin dhe e përzieni.

2
Pastaj ia shtoni nishestën, kakaon, sheqerin dhe çokollatën e përzieni tërë kohën në temperaturë mesatare.

3
Tenxherën e largoni nga zjarri dhe ia shtoni vaniljën, ujin dhe e përzieni.

4
Glazurën e përgatitur e derdhni në gota, ku me këtë masë mund të përfitoni 6 tasa ose gota ëmbëlsirë.

5
Ju bëftë mirë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera