Sport

Deschamps thotë se po e përdorë Ligën e Kombeve për të bërë teste

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 10 September 2024

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka deklaruar se po e përdor Ligën e Kombeve si një platformë për të zgjeruar grupin e lojtarëve për t`i pasur në dispozicion dhe do të vazhdojë me këtë mënyrë pavarësisht rezultateve.

Franca është mposhtur nga Italia, por ka arritur ta mposhtë Belgjikën.

“Jam i vendosur në kursin tim, për të vendosur sa më shumë lojtarë të jetë e mundur në situata ku mund t’i testojmë. Është momenti për ta bërë këtë, edhe nëse humbasim ndeshje. Jam plotësisht i vetëdijshëm që nuk po e vendos ekipin në kushtet më të mira. Por kjo është diçka që duhet të kalojmë. Na jep përgjigje”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Deschamps ka theksuar se nuk ka asnjë shqetësim për formën e Kylian Mbappe dhe pret që sulmuesi i ri i Real Madridit të rigjejë ritmin e tij të shënimit sapo të arrijë në formë të plotë fizike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera