Dervishaj fton diasporën të votojë: Votoni sepse zëri juaj është fuqia e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
11:57 | 10 January 2025
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj, ka ftuar qytetarët nga diaspora të votojnë për Kosovën, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ju drejtohet diasporës me zemër, shpresë dhe me besim se zëri i tyre është fuqia e Kosovës.
“VOTONI PËR KOSOVËN/ Të dashur bashkëatdhetarë, më në fund erdhi koha për ndryshim! Si kandidat nga diaspora për Partinë Demokratike të Kosovës – numri 131, po ju drejtohem me zemër, me shpresë dhe me besim se zëri juaj është fuqia e Kosovës”, ka shkruar Dervishaj.
Po ashtu bisnesmeni i suksesshëm në Gjermani i tregoi disa arsye se pse të votojnë diaspora.
‘Përse të votoni? Për një Kosovë që ngrihet me çdo hap të qytetarëve të saj! Për mundësi më të mëdha për rininë, për ata që kanë sakrifikuar dhe për ata që duan një të ardhme më të mirë. Për të ruajtur traditat tona, për t’u angazhuar për një vend të sigurt dhe të begatë për brezat që do të vijnë!” Ne kemi pasur gjithmonë forcën për të ndryshuar botën, le ta ndryshojmë tani edhe Kosovën, sepse ky vend mundet ma mirë. Votoni 131 dhe bëni që Kosova të jetë aty ku e meriton!”, ka shkruar Dervishaj.
Ndryshe gjatë ditë së djeshme (E enjte) ka filluar periudha e votimi përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur periudha nga 9 janari e deri më 8 shkurt 2025, do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit: duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë./Gazeta Infokus/
Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë:

Të tjera
-
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretish...
-
Kraki: Nuk i kemi numrat për konstituimin e Kuvendit, për qeveri po
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të ...
-
Policia: Dëme të mëdha nga zja*rri në zonën industriale të Prishtinës, qytetarët të shmangin zonën
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale ...
-
60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës
Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhi...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se një bisedë private dhe të sinq...
-
Digjen depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, nuk dihet ende për të lënduar
Një zjarr i madh ka shpërthyer në depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, ku flakët k...
-
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ...
-
Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se në takim me pres...
-
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot...
-
Kriza energjetike, KEK pezullon tenderin 137 milionësh për rehabilitimin e “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka pezulluar tenderin për rehabilitimin dhe m...
-
Eugen Cakolli nga KDI: Retorika për ndikimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, më shumë i ndihmon Prokurorisë sesa debatit në Kosovë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar zhvillime...
-
Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: President...