Dërgohen në kryesi emrat e anëtarëve të rinj të bordit të AKA-së
Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 23 January 2018
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji me 6 vota për dhe 2 abstenime u dakordua që të dërgojë Kryesisë së Kuvendit emrat e anëtarëve të rijnë të bordit të Agjencisë Kosovare e Akreditimit (AKA), por me disa vërejtje.
Shumica e anëtarëve të komisionit ishin njëzëri që përbërja e këtij bordi nuk është e profilizuar në fushën e arsimit.
Emrat që ka propozuar Ministria e Arsimit dhe ka nënshkruar kryeministri Haradinaj janë: Gazmend Luboteni, Rozafa Koliqi- Lila, Blerim Ramosaj, Arben Qerezi, Dukagjin Zeka dhe Ilir Doçi si dhe 3 anëtarë ndërkombëtarë.Pakënaqësitë për shkarkimin e bordit i ka shprehur anëtarja e komisionit, Arbërie Nagavci.
Ajo tha se kryeministri duhet të tregojë pse është shkarkuar bordi i kaluar përmes një raporti konkret.
“Kryeministri që ka shkarkuar bordin duhet të tregojë pse, vetëm e dijmë se janë shkarkuar bordi për cilësinë e arsimit, nuk e dimë pse, nuk ka diçka konkrete”, u shpreh Nagavci.
“Bordi i ri i propozuar kanë grada të larta shkencore dhe respektoj fushë veprimtarinë e tyre, por të gjithë vijnë nga fushëveprimtaritë e tjera dhe jo nga arsimi, vetëm një prej tyre është njohës i arsimit, dhe mendoj që bashkë me CV e tyre do duhej të vinte një shkresë pse këta do kryejnë këtë punë”. Ndërsa Naser Çocaj, tha se fushë veprimtaria bordit të ri nuk përkon me fushën e arsimit.Çocaj tha se ky agjencion nuk duhet të përbëhet nga grada shkencore të drejtimeve tjera, por nga njerëz që merren me fushën e arsimit.
“Vetëm një merret me fushë të arsimit nga bordi i ri, agjensioni kryesor i shtetit për arsim të lartë nuk mund të ngarkohet me njerëz që nuk janë të fushës së arsimit, dhe jo doktor apo ekonomist, nuk pajtohem me këtë”, tha Çocaj. Edhe Adem Mikullovci, anëtarë i komisionit shprehi pakënaqësitë e tij duke thënë se bordi ka përfaqësues që nuk janë profesionistë.
“Kjo po na kushton shtrenjtë edhe me bordin, po shkojnë njerëzit që nuk janë të aftë, që nuk janë profesionista”, tha Mikullovci.Teuta Haxhiu ka kërkuar që bordi aktual të sjellë një raport për punën që ka bërë më herët bordi i shkarkuar.
“Propozoj këta emra me shkuar si listë dhe brenda tre muajve me kërkua llogari prej tyre për të gjeturat e ish anëtarëve, se çfarë ka bërë bordi i kaluar me cilësinë e arsimit”.Me këtë nuk u pajtua Arbërie Nagavci, e cila tha se bordi i ri duhet të merret me punën e tyre dhe jo me punën e bordit të shkarkuar.
“Nuk pajtohem që me shkuar me hulumtuar punën e tjetrit, por të merren me punën e tyre”.Ndër të tjera komisioni për arsim diskutoi edhe mos zbatimin e plotë të ligjeve për arsimin e lartë. Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka thënë se do të diskutohet me Ministrinë e Arsimit për ligjin për arsimin e lartë.“Shqetësimi im ka qenë që sado që afati i përcaktuar për regjistrim të studentëve ka përfunduar, institucionet private ende bëjnë thirrje se studentët mund të regjistrohen”, tha ajo.
Ndërsa kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi, ka propozuar se është i nevojshëm monitorimi i ligjit për sponzorimin në fushën e cultures, rinisë dhe sportit e që, sipas tij, me informatat që ka ligji nuk po aprovohet.
“Ligji për Sponsorizonim e fushës se kulturës, rinisë dhe sportit, ky ligj nuk ka filluar të implementohet dhe nuk janë bërë rregulloret në fushën e kulturës, duhet ta fusim në planin e punës sponsorizonim e këtij ligji dhe ta bëjmë grupin e punës, që merret me mbikëqyrjeje e implementimit të këtij ligji. Pasi që e kemi këtë vit ligjin për arsim parashkollor do duhej që aprovimi i këtij ligji të prijë me shumë aktivitete dhe vizita në çerdhe”.
Nezir Çoçaj nga PDK-ja, kërkoi që deri në muajin shkurt të formohen të gjitha grupet punuese.
“Propozoj që në shkurt t’i kemi grupet punuese, dikush të merret me arsimin parashkollor dhe të lartë”, shkruan Ekonomia Online.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...